8.9 C
Mitrovice
E hënë, 14 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Caktohet dita dhe vendi i ndeshjes së parë finale mes Trepçës dhe Pejës

Komisari i garave ka marrë vendim që ndeshja e parë e finales së Superligës së basketbollit mes KB Trepçës dhe KB Pejës do të zhvillohet të mërkurën, shkruan Mitrovica SOT.

Ndeshja e parë finale do të zhvillohet pasi në lojët gjysmëfinale KB Peja eliminoi kampionin aktual, Yllin, ndërsa KB Trepça pas një ndeshje të fundit dramatike eliminoi rivalin e vjetër, Prishtinën.

Ndeshja e parë e finales do të luhet në palestrën Karagaçi në Pejë, nga ora 20:00.

Ndeshja e dytë luhet të dielën prej orës 17:00 në Mitrovicë. Ndeshja e tretë është të enjten, më 11 maj, prej orës 20:00 në Pejë. Ndërkohë ndeshja e katërt eventuale është më 14 maj nga ora 17:00 në Mitrovicë. Ndeshja e pestë eventuale do të zhvillohet më 18 maj në Pejë.

Kujtojmë se ekipi i cili arrin të fitojë tre përballje do të shpallet kampion i sivjetëm i Superligës. /MitrovicaSOT

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT