22.4 C
Mitrovice
E martë, 7 Korrik, 2026
spot_img
spot_img

“Cak kapja e parave për shpëlarje”, detaje të reja rreth aksionit të madh policor të krimeve ekonomike

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Krimeve Ekonomike ka zhvilluar sonte në afërsi të Prishtinës një aksion të madh në të cilin janë arrestuar gjashtë persona.

Burime të Gazetës Online Reporteri.net thonë se cak i këtij aksioni ishin një grup personash që po kryenin shpëlarje parash.

Ky burim i ka thënë Gazetës se janë kapur 125 mijë euro para me ngjyrë.



Ndërkohë zyrtarisht Policia nuk ka dhënë shumë informacione. Ata janë rezervuar të tregojnë se kush është subjekt i këtij aksioni.

Me arsyetimin se aksioni është ende duke vazhduar, zëdhënësi I Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë për Reporteri.net se mund ta konfirmojë vetëm që aksioni është duke u zhvilluar.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës”, tha Krasniqi për Reporteri.net.

TË FUNDIT

TË FUNDIT