16.7 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Busti i Skënderbeut, traditat kombëtare: Ky është fshati ukrainas i banuar me shqiptarë

Maria Bitova ka lindur në fshatin Zhovtneve, që ndodhet në Bolhrad të rajonit të Odessas – një vend unik në Ukrainë, i populluar kryesisht nga njerëz me origjinë shqiptare, kurse në vitin 2016, fshati mori emrin Karakut.

Fotografi irlandez, Bradley Stafford, ka udhëtuar për në Karakut për të takuar Marian dhe për të dokumentuar jetën e saj në këtë vend multikulturor, për t’i treguar ato për Zaborona, transmeton lajmi.net.

Karakut është një fshat shqiptar i vendosur në Besarabinë ukrainase, një rajon i larmishëm për nga etnia në Ukrainën jugore. Vendasit në këtë fshat janë shumë krenarë për rrënjët e tyre shqiptare. Përveç shqiptarëve, zona është mikpritëse edhe për njerëzit me prejardhje bullgare, moldave dhe gagauze – shumica e paraardhësve të të cilëve ishin zhvendosur në rajonin e Besarabisë së Madhe gjatë luftës ruso-turke në fund të shekullit të 18-të.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT