4.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Burri plagos gruan në Vushtrri, policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka goditur mbrëmë qytetin e Vushtrrisë, shkruan Gazeta Metro.

Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës një viktimë femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri nga burri i saj mashkull.

Policia gjithashtu ka shkruar se dorasi ka probleme psikike.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar dy gëzhoja.

I dyshuari është në arrati.

“Vushtrri 26.06.2021 – 20:45. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga burri i saj i dyshuari mashkull kosovar (me probleme psikike). Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.”. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT