Policia e Kosovës ka arrestuar dje një burrë në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se i ka marrë veturën ish- gruas së tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se i dyshuari veturën ia kishte bërë dhuratë kohë më parë ish-bashkëshortes së tij.
Rasti në polici po hetohet si “Vetëgjyqësi”, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
/Gazeta Sinjali/



