11.2 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Burri i Vjosës: Gruaja ime fitoi vota sa 32 deputetë së bashku në Kuvendin e Kosovës

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osmanit, pas një interviste televizive të gruas së tij, ia ka kujtuar krerëve të LDK-së se kush është kampion me vota.

Sadriu theksoi se Vjosa e vetme fitoi vota më shumë se 32 deputetë së bashku në Kuvend. “Legjitimitet (1) është edhe të fitosh e vetme më shumë vota kumulative se 32 deputetë bashkë të Parlamentit të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook, shkruan Reporteri.net.

Kurse në një postim tjetër në Facebook, burri i Vjosës ka shkruar se është historike që të jesh personi i trete me i votuar në histori të zgjedhjeve parlamentare të Kosovës (përfshirë edhe Presidentin Rugova në këtë listë). “HISTORIKE (2) është që të jeni personi i trete me i votuar ne HISTORI te zgjedhjeve parlamentare te Kosoves (perfshi edhe Presidentin Rugova ne kete liste). Dhe kjo, per dallim nga dy tjeret qe mbanin pozita te kryetarit te partise”, ka shkruar ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT