28.5 C
Mitrovice
E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

‘Burrështetas’, Behrami: Kthimi sa më i shpejt i Thaçit do të ishte një fitore për Kosovën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, të premten komentoi intervistën e parë nga qëndrimi në Hagë të Hashim Thaçit si një leksion për politikanët aktual që qeverisin.

Behrami tha të premten se Thaçi, nga izolimi, dha shembull për liderët që, sipas tij, janë të burgosur në pikëpamjet e tyre kamikaze.

“Padyshim që ishte një intervistë emocionale dhe përmbajtësore, një intervistë që dëshmon se edhe në rrethanat e izolimit, edhe në rrethanat e burgut, ai di të frymëzojë, di të japë shpresë, di ta dojë vendin dhe qytetarët që e kanë mbështetur. Vjen kjo intervistë në një kohë kur ne ballafaqohemi me liderë të cilët janë të burgosur në botëkuptimet e tyre kamikaze, të cilët e mbajnë të izoluar Kosovën, të cilët e mbajnë Kosovën në stagnim të plotë. Kjo intervistë vjen po ashtu kur Kosova është e izoluar ndërkombëtarisht, është e izoluar përbrenda dhe e përçarë përbrenda”, tha Behrami.

Tutje, siç raportoi Kosova Press intervista e mbrëmshme e presidentit Thaçi është një dëshmi e gjallë, ku kemi një dallim mes burrështetasve dhe njerëzve që e shikojnë vetëm interesin e tyre.

“Dhe mbrëmë e patëm një intervistë të një burrështetasi, i cili edhe në rrethana burgu, edhe në rrethana izolimi, di të frymëzojë. Presidenti mbrëmë të gjithë neve na mori me vete në qelinë e tij dhe nga qelia e tij na i hapi sytë për një Kosovë e cila duhet të përparojë, për një Kosovë e cila, me shumë sakrificë dhe mund, është bërë e pavarur dhe ka bërë aleanca ndërkombëtare, dhe një Kosovë e cila patjetër duhet të ruhet”, tha ai.

Ndërkaq ai tha edhe se “Kthimi i tij sa më i shpejtë në Kosovë do të ishte jo vetëm një fitore për familjen e tij, një fitore për bashkëpunëtorët e tij, por mbi të gjitha do të ishte një fitore për Republikën e Kosovës”./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT