“Kafeneja jonë”, padyshim se mbetet një nga serialet më të dashura për publikun tonë.
Për vite me radhë, kasta e aktorëve dhuroi shumë humor e të qeshura. Dhe, jo rrallë herë ndodh që adhuruesit e këtij seriali të kërkojnë rikthimin e tij.
Lidhur me këtë, aktori Fatmir Spahiu foli në emisionin, “Kendiv”.
Ai tha se kafeneja ka përfunduar.
“Ka përfunduar, e ka pasë ciklin e vet, e ka pasë kohën e vet dhe momentin e vet. Aktorët me të cilët kemi luajtur janë si familje e imja për mua” – tha ai.
Tutje, ai theksoi se ka pasur energji shumë të mirë, që i kanë bërë të funskionojnë mirë.
“Kafenja ka përfunduar. Për me u bë prap ai grup duhet shumë punë. Kemi pasur një energji të jashtëzakonshme që na ka bërë të funksionojmë shumë mirë”, pohoi pos tjerash ai.