Presioni ndaj Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare, politik e ekonomik, janë drejtuar kryesisht dhe posaçërisht presidentit Aleksandar Vucic tha kryeministrja serbe Ana Brnabic sot. Mbrëmë ishte vet presidenti serb Vucic që u ankua drejtpërdrejtë në adresimin e tij.
“Do të doja që shumicën e këtyre t’jua tregoj” iu tha Brnabic gazetarëve në hapjen e odën e sipërmarrësve kinez në Serbi pasi u pyet rreth presionit ndërkombëtar që po i nënshtrohet Serbia.
Ajo konfirmoi se ka presion nga zyrtarë ndërkombëtar të shteteve anëtare të BE, nga e perëndimi e lindja, e që ndërlidhen me shumë tema, mes tyre integrimi europian.
Presioni siç shtoi ka të bëjë edhe me Kosovën, lidhja speciale me Republika Srpska, madje edhe kërcënim të largimit të investitorëve të caktuar nga Serbia.
“Po luftojmë që të mbrojmë interesin e Serbisë dhe të mbrojmë të drejtën ndërkombëtare. Po mbështetemi në të drejtën ndërkombëtare siç bëjnë të gjitha shtetet e vogla që i mbron, pasi këto shtete nuk janë aq të fuqishme që të munden ta ndryshojnë dhe t’i imponojnë tjetrit vullnetin e tyre”, tha Brnabic me qasjen e viktimizimit të Serbisë.
Ajo shtoi se nuk e kanë ndërmend as të sekuestrojnë as të nacionalizojnë pronën e kompanive ruse në Serbi.
“Qëndrimi i Serbisë është i qartë dhe parimor dhe do ta mbrojmë – e pranojmë dhe respektojmë integritetin territorial të Ukrainës dhe e konsiderojmë një gabim të madh shkeljen e tij. Nuk është në interesin tonë primar që të vendosim sanksione kompanive dhe individëve dhe do ta mbrojmë këtë qëndrim”, tha Brnabic./gazetametro.net