9 C
Mitrovice
E martë, 21 Tetor, 2025
spot_img

Britania kritika Kosovës për sulmet ndaj Kushtetueses: Rrezikojnë të rrënojnë institucionet e shtetit

Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe, Jennifer MacNaughtan, në fjalimin e sotëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka kritikuar Kosovën për sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Sipas saj, deklaratat e fundit “rrezikojnë të rrënojnë institucionet shtetërore, përfshirë Gjykatën Kushtetuese”. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka drejtuar akuza ndaj Kushtetueses javë më parë, duke thënë se po funksionon si hije politike e opozitës ndaj VV’së.

Ndërkohë, ndaj Serbisë është kërkuar që ta dorëzojnë Millan Radoiçiqin, kryeterroristin e Banjskës.

“Llogaridhënia për sulmin në Banjskë dhe për sulmet ndaj KFOR-it është pritur shumë gjatë”, ka thënë përfaqësuesja britanike. Çështjet e pazgjidhura ka theksuar se duhet të adresohen përmes dialogut.

Britania u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë këtë, duke e cilësuar këtë si hap thelbësor për stabilitet afatgjatë dhe për zhbllokimin e potencialit të plotë të Kosovës./Reporteri.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT