Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Serbi ka demantuar pretendimet e eksportit të armatimit në Kosovë.
Në Serbi mediat e afërta me pushtetin kishin përhapur lajme se ‘Britanikët po armatosin Kurtin’ duke dërguar raketa.
“Në disa media beogradase të caktuara janë shfaqur pretendime tërësisht të shpikura rreth eksportit të armatimit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. Në këto pretendime nuk ka asgjë të vërtetë. Me mirësjellje i thërrasim të gjitha mediat të kontrollojnë faktet dhe të ndalin përhapjen e dezinformatave dhe lajmeve të rreme”, shkruhet në komunikatë.
Në disa media serb ishte përhapur si lajm se Britania e Madhe kishte dërguar në Kosovë 50 minahedhës ‘NLAW’ dhe planifikon të dërgojë edhe 20 minahedhës ‘Javelin’.
Vucic dhe disa zyrtarë të tjerë i ishin bashkuar histerisë, që kishte akuzuar Mbretërinë e Bashkuar për shkelje të rezultues 1244./gazetametro.net