25.1 C
Mitrovice
E enjte, 21 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

“Bre dreqi ju hongt”- Valon Syla kritikon zëvendësministrin Durmishi për fotografinë me pëllumba

Gazetari Valon Syla ka kritikuar zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin, për fotografinë e publikuar këtë diel me pëllumba përballë katedrales së Milanos së Italisë.

Syla, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se Qeveria Kurti s’kanë tregu asgjë gjatë qeverisjes së saj, ndërkaq zëvendësministri “tregon se tek tash ia kanë fillu me përjetu jetën”.

“Qe një rast special nga Vetëvendosje. Përpos që skanë tregu asgjë në Qeverisje se lere mo diçka të veçantë… këta tregojnë se tek tash ia kanë fillu me përjetu jetën si Zv. Ministri i stikerave Hysen Durmishi, një romantik i lirisë me simbolikën e pëllumbave, bre dreqi ju hongt”, shkruan ai në ‘Facebook’.

Durmishi e publikoi fotografinë gjatë të dielës në ‘Facebook’.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT