7.4 C
Mitrovice
E martë, 17 Mars, 2026

Borë e shi, parashikimi i motit për nesër

Nesër parashihen reshje bore në viset malore ndërsa reshje shiu në viset e ulëta.

Temperaturat minimale do të zbresin në vlera të lehta negative, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri rreth 16°C.

“Sa i përket kushteve agrometeorologjike, ato në përgjithësi do të jenë të favorshme për aktivitetet bujqësore. Bujqve u rekomandohet që gjatë ditës së hënë të shfrytëzojnë kushtet e mira të motit për shpërndarjen e plehut artificial në kulturat bujqësore dhe për kryerjen e punëve të tjera të nevojshme në parcela. Në ditët në vijim, për shkak të reshjeve dhe uljes së temperaturave, aktivitetet në fushë mund të jenë më të kufizuara”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik.

TË FUNDIT

TË FUNDIT