17.3 C
Mitrovice
E hënë, 22 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Borë e ngrica/ Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë mot kryesisht të vranët.

Sipas IHMK-së, në fillim dhe në fund të javës priten reshje të dobëta bore, ndërkaq temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

“Mot kryesisht i vranët dhe i ftohët do të na shoqërojë gjatë javës që po na pret. Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit. Parashihet që herë pas here të ketë fjolla të dobëta bore, sidomos në fillim javë dhe gjatë vikendit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT