Ndërmarrja Trepça ka hapur sërish konkursin për kryeshef të Trepçës, shkruan Mitrovica SOT
Kështu ka njoftuar bordi i kompanisë në faqen e saj.
“Kandidatët për këtë vend pune duhet të jenë persona me integritet, të cilët plotësojnë kushtet e kualifikimit, kriteret e pavarësisë, duhet të kenë përvojë të nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar dhe kushtet tjera të kërkuara me dispozitat e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, Ligjit Nr. 05/L-120 për Trepçën, Statutin e Trepça Sh.A”, thuhet në konkursin e publikuar në ueb faqen zyrtare të ndërmarrjes.
Kjo është hera e dytë brenda një intervali të shkurtë kohor që hapet konkursi për këtë pozitë.