8 C
Mitrovice
E enjte, 18 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Boom-Boom Arbër Zeneli: Dy raketa për dy minuta, ylli kosovar në top formë

Arbër Zeneli po tregon se është rikthyer në formën më të mirë të mundshme.

Reims është duke luajtur me Mariborin ku rezultati pas pjesës së parë është 2-0 në të mirë të skuadrës franceze, shkruan Reporteri.net

Dy golat për Reims i ka shënuar ylli kosovar, Arbër Zeneli dhe atë brenda vetëm dy minutave.

Në minutën e 30-të Zeneli me një goditje të fortë brenda zonës arriti që ta mposhte portierin kundërshtarë, derisa njëjtë veproi edhe në minutën e 32-të, por kësaj radhe nga një distancë më e largët.

Zeneli po tregon formë të mahnitshme deri tani dhe ky është sinjal shumë i mirë edhe për Kombëtaren e Kosovës që në tetor do të ballafaqohet me Maqedoninë. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT