Lagjja e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës është bllokuar nga Policia e Kosovës.
Kjo pasi që persona të panjohur kanë shpuar gomat e disa veturave, në mesin e tyre edhe ato me tabela të Serbisë.
Tëvë1 mëson se aktualisht në vendin e ngjarjes janë njësitë relevante të policisë.
Ndërkohë, redaksia ka dërguar pyetje edhe në polici për të kuptuar më shumë detaje rreth rastit.