14.1 C
Mitrovice
E martë, 24 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Bllokadë në kufi pasi u ndaluan mallrat serbe, kolonë e kamionëve presin në Jarinjë

Arrestimi i tre policëve brenda territorit të Kosovës ka nxitur autoritetet e shtetit që të ndalojnë hyrjen e mallrave serbe brenda territorit.

Një vendim i tillë ka shkaktuar “bllokadë” totale në pikat kufitare, me kamionët që kanë ndaluar dhe presin.

Radio Televizioni i Serbisë raporton se radha e kamionëve me mallra serbe që presin në kufi është kilometrike.

Kolonat në kufi u shtuan pasi Qeveria e Kosovës bëri të ditur se janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se “synimi ynë është siguria, e siguria fillon te kufijtë”.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT