22.8 C
Mitrovice
E hënë, 8 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Blick zviceran godet rëndë: Kurti po shndërron Kosovën në problemin e Evropës

Gazeta më e madhe zvicerane në analizën e tyre për situatën politike në Kosovë, shënjestër ka liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si faktorin kryesor destabilizues në vend, transmeton Gazeta Metro.

Media zvicerane të dielën publikoi artikullin ku vlerëson se “Kurti po shndërron Kosovën në problemin e Evropës” me krizën e vazhdueshme institucionale në vend.

Në të theksohet se tashmë brenda 18 muajsh mbahen zgjedhjet e treta parlamentare në vend e s’pritet pa zgjidhje të qartë as pas këtyre të fundit.

Tutje vlerësojnë se Kosova po humbet shansin pikërisht tani që Bashkimi Europian po synon afrimin e Ballkanit Perëndimor me unionin kjo qasje do të dëmtojë edhe më tej Kosovën.

“Tani, kur Evropa dëshiron ta lidhë më ngushtë Ballkanin Perëndimor me veten, vendi është në rrezik të shpërdorojë atë që ndoshta është mundësia e saj më e madhe gjeopolitike në vite” shkruan Blick./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT