Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu thotë se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës ka lënë Kosovën në ngërç, pa institucione dhe pa pozita nëpër borde.
Deliu në rrjetin social, Facebook, shkroi se mungesa e veprimit nga legjislatura e kaluar dhe vonesat e Qeverisë në largim kanë lënë: Gjykatën Kushtetuese pa gjyqtarë, Komisionin e Pavarur për Media jofunksional, Avokatin e Popullit pa zëvendës dhe disa komuna pa buxhet.
Derisa shton se qindra pozita në borde bosh agjenci dhe komisione vendimmarrëse kanë mbetur boshe.
Deputetja e PDK-ë thekson se pengmarrja e institucionit më të lartë në vend, rrezikon thellësisht demokracinë. /Klankosova.tv