8.8 C
Mitrovice
E hënë, 26 Janar, 2026
spot_img

Blerta Deliu: Çdo shoqëri demokratike, ngjarjen e sotme do ta shënonte si Ditën e Disfatës

Deputetët e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas zgjedhjes së presidentit të Kosovës.Deliu u shpreh se çdo shoqëri demokratike, ngjarjen e sotme do ta shënonte si Ditën e Disfatës. Ajo tha se sigurimi i votave nuk përbën asnjë argument përballë faktit se ato u imponuan nga kërcënimet dhe shantazhi i hapur publik, në njërën anë dhe në anën tjetër, nga joshja me pozita publike e shtetërore.

Tutje deputetja u shpreh se ushtrimi i përgjegjësisë opozitare, në historinë e re të Kosovës, asnjëherë nuk ka qenë më sfidues, por, në të njëjtën kohë, roli i saj për të mbajtur gjallë shpresën demokratike, asnjëherë nuk ka qenë më jetik.

Statusi i plotë:

Unifikimi i detyrueshëm nuk është argument!
Çdo shoqëri demokratike, ngjarjen e sotme do ta shënonte si Ditën e Disfatës! Shoqëritë demokratike nuk tolerojnë kurrë koncentrimin e pushtetit mbi një njeri. Deputetët puthadorë sot flijuan kulturën demokratike të ndërtimit të insitucioneve për egon e një lideri megaloman.
Sigurimi i votave nuk përbën asnjë argument përballë faktit se ato u imponuan nga kërcënimet dhe shantazhi i hapur publik, në njërën anë dhe në anën tjetër, nga joshja me pozita publike e shtetërore.
Ushtrimi i përgjegjësisë opozitare, në historinë e re të Kosovës, asnjëherë nuk ka qenë më sfidues, sidomos nisur nga fakti se tashmë një pjesë e saj i ka puthur dorën pushtetit. Por, në të njëjtën kohë, roli i saj për të mbajtur gjallë shpresën demokratike, asnjëherë nuk ka qenë më jetik.

TË FUNDIT

TË FUNDIT