7.5 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Blero së shpejti do të këndojë edhe në dasma

Blero po vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore, madje ka vetëm pak ditë që ka publikuar këngën e re “Merri syt e mi”.

Së fundi këngëtari i mirënjohur ishte i ftuar i radhës në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.

Blero gjatë intervistës zbuloi detaje të reja, ai tregoi se ka përfunduar projektin e muzikor që mban titullin “Nusja ime”.

“Më ka rënë para disa viteve të jem pjesë e gëzimit nëpër familje. Nuk kish ndjenjë më të mirë se të martohet një qift e ti të këndosh në atë dasmë. Unë këtë nuk e kam provua. Definitivisht nga viti tjetër do të jem prezentë te familjet shqiptare por gjithmonë me muzikën time”, u shpreh Blero.

Sipas tij projekti i ardhshëm “Nusja ime” do të shënoj debutimin e tij edhe në ahengje familjare.

Ndryshe, kujtojmë që krahas karrierë, Blero është i martuar me Afronën e për të cilën shpesh herë tregohet romantik duke i bërë dedikime dashurie në rrjetet sociale./Indeksonline/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT