17.7 C
Mitrovice
E hënë, 20 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Blerim Vela emërohet Shef i Stafit të Presidentes

Blerim Vela është emëruar sot Shef i Stafit të Presidentes të Republikës së Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani, ka njoftuar përmes Facebook se Vela Shef i Stafit të Presidentes.

Ky është njoftimi i saj i plotë:

Blerim Vela është emëruar sot Shef i Stafit të Presidentes.
Blerim Vela ka përvojë profesionale 20 vjeçare në fushën e qeverisjes demokratike, politikës së jashtme dhe parlamentarizmit. Ka punuar kryesisht me organizata ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, UNDP-në dhe Këshillin e Evropës. Ai ka këshilluar parlamentet dhe qeveritë e vendeve të ndryshme në Evropë Lindore, Lindje të Mesme, Azi Qendrore, Kaukaz, Karaibe dhe Ishujt e Paqësorit.
Blerimi është në përfundim të studimeve të doktoratës në Universitetin e Sussex-it në Britaninë e Madhe, Departamenti i Politikës, aty ku edhe ka përfunduar magjistraturën në fushën e politikës evropiane. Studimet në nivelin Baçellor i ka përfunduar në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Më herët ka ligjëruar në Universitetin Amerikan të Kosovës dhe Universitetin e Sussex-it.
Blerimi jeton në Prishtinë së bashku me gruan Shqipen dhe djalin Malin. Flet rrjedhshëm gjuhën angleze, ndërsa ka njohuri të avancuara të gjuhës serbe dhe asaj maqedonase.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT