6 C
Mitrovice
E diel, 23 Nëntor, 2025
spot_img

Blerim Sallahu: Pasuria që s’përputhet me të ardhurat do të konfiskohet

Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Drejtësisë, Blerim Sallahu, për të RTK-në se pasuria që nuk përputhet me të ardhurat do të konfiskohet dhe ajo pasuri do t’i kthehet buxhetit të Kosovës.

“Është një ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm, nga i cili varet edhe luftimi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, secila vonesë e Gjykatës Kushtetuese është vonesë e paarsyeshme e cenon funksionimin e rendit kushtetues, ndarjes së pushteteve konkretisht, e cenon funksionimin e organit të legjislativ”, tha Sallahu.

“Ky ligj i prek vetëm zyrtarët publik, secili person nga 2008 që ka punuar në Kosovë që ka marrë para nga buxheti i Kosovës mund të verifikohet pasuria e tij dhe nëse ajo pasuri e tij është në shpërputhje me të ardhurat e tij atëherë ajo pasuri konfiskohet nga Gjykata, ky është konfiskim civil nuk ka lidhje me çështje penale”, shtoi ai

Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka kohë që është duke pritur në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese.

TË FUNDIT

TË FUNDIT