Të mëkrurën në Suharekë, fillon ndërtimi i sheshit të qytetit, ku do të ndërtohet nga kompania e ish-deputetit të AAK’së, Blerim Kuçi, shkruan Gazeta Metro.
Nga e mërkura një rrugë në Suharekës do të mbyllet për qarkullimin e veturave, pasi që këtu do të fillojnë punimet për sheshin e qytetit.
E tenderin për ndërtimin e sheshit e ka fituar kompania ‘Hidroterm’, që sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, aksionar i saj figuron kandidati për deputet nga AAK, Blerim Kuçi, partia e të cilit udhëheq në këtë qytet me Bali Muharremaj.
Me 19 shtator të këtij viti komuna dhe Ministria e Infrastrukturës kanë nënshkruar kontratën për ndërtimin e sheshit në Suharekë, që kap vlerën e 1.7 milion eurove.
Dje, kryetari i komunës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur edhe cilat rrugë do të bllokohen nga e mërkura. Në bazë hartës aty shihet se rruga kryesore e qytetit do mbyllet, duke vendosur rrugë tjera alternativa, për qytetarët.
Ky është plani i Komunës së Suharekës, për mbylljen e rrugëve:
Rrugët do të jenë të bllokuara për vetura, ndërsa lejohen për këmbësorë dhe për banorët e zonës.
Faza e parë e projektit për rregullimin e këtij sheshi të Suharekës, sipas zyrtarëve komunalë, pritet të përfundojë në afat prej 300 ditë pune./gazetametro.net