28.2 C
Mitrovice
E diel, 3 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Bleona në kërkim të burrit: Dëshiron shqiptar dhe me trup të mirë, pa bark

Bleona Qerreti jo vetëm që nuk është e dashura e deputetit siç u pretendua në fillim, por madje është në kërkim të një të dashuri.

Këngëtarja aktualisht është beqare, ashtu që të interesuarit mund “të konkurrojnë” për postin e partnerit të ardhshëm. “Kandidatët duhet të jenë edhe pak të palestruar, pasi nuk pranohen me bark”, ka thënë Bleona me shaka. Madje duke e vazhduar batutën ajo hapi edhe një televotim për këtë konkurrim.

Nga ana tjetër, këngëtarja edhe pse ka disa kohë që është ndarë nga i dashuri i saj Gani Bardha, duket se ende nuk e ka harruar.

Përmes një postimi në Facebook, ajo e kujtoi atë duke i postuar një shishe verë shqiptare, që mbante mbiemrin e tij. Pas ndarjes Qerreti deklaroi se me të do të mbeteshin miq dhe duket se kështu ka ndodhur.

 

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT