18.6 C
Mitrovice
E martë, 19 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Biznesmeni që përkrahte Albin Kurtin dhe shante gazetarët, tërhiqet pasi ia këputën rrymën: Nuk jam me VV-në

Biznesmeni Hamdi Malushaj, i cili linçonte gazetarët që kritikojnë kryeministrinë në detyrë Albin Kurtin, tentoi të distancohej paksa nga pushteti pasi biznesit të tij ia këputën rrymën.

Ai në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se shkyçja e bizneseve nga energjia elektrike, ka qenë akt vandal.

“Akti i shkëputjes, nuk na kanë dhënë afat dy orë me i hjekë frigoriferat – serverat, përgatitu se kanë me ta ndalë. Edhe gjykatat kur dojnë me të ekzekutu ta japin një afat për ekzekutim…Punëtorëve të KEDS ju dhimbshim…”, tha ai.

Ai tha se nuk është me Vetëvendosjen, duke shtuar se është opozitë “e të gjithëve deri sot”.

“Nuk kanë ardhë me merita të dëshmuara që kanë me bo diçka të sigurtë, por si dështim i tjerëve para tyre”, shtoi Malushaj.

I njëjti biznesmen më parë kishte linçuar publikisht gazetarët që e kritikojnë Qeverisjen e Albin Kurtit.

Ai kishte shpërndarë fotografitë e disa prej gazetarëve duke i quajtur “pisa” dhe duke supozuar se paguhen nga Serbia.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT