30.2 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Biznesmeni Pëllumb Salillari dhuron 1 milion dollarë për të prekurit nga tërmeti

Biznesmeni shqiptar Pëllumb Salillari ka dhuruar një million dollarë për të prekurit nga tërmeti vdekjeprurës në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thekson se “Ky solidaritet është shumë i nevojshëm në këto momente”.

“Jam prekur sinqerisht nga mesazhet dhe angazhimi i dhjetra qytetarëve të thjeshtë e sipërmarrësve, për t’ju gjendur vëllezërve e motrave në nevojë, e me zemër i bashkohem thirrjes për të kontribuar në këto ditë të vështira, sikundër përherë ka bërë shqiptari për shqiptarin”.

“Ky solidaritet është shumë i nevojshëm në këto momente dhe ne duam të ndihmojmë familjet e dëmtuara nga ky tërmet dhe ai i shtatorit duke dhuruar 1 milion USD në llogarinë e hapur nga Qeveria per tërmetet”.

“Shpresoj qe kto përpjekjet tona të përbashkëta t’i lehtësojnë sadopak vuajtjet e këtyre ditëve e të rikthejnë shpresën e besimin, që bashkë jemi më të fortë se çdo trill i natyrës”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

S’do ta kisha dëshiruar kurrë që komunikimi im publik të vendosej në këto rrethana, kur vendi është i tronditur si asnjëherë më parë e mijra jetë njerëzore janë përmbysur nga kjo fatkeqësi e paprecedentë.

Kam përjetuar çdo sekondë të dhimbjes kolektive si bashkëshort e prind, si gjysh që s’gjen fjalë t’ju rrëfejë fëmijve se çfarë po ndodh, si sipërmarrës që ndan çdo ditë shqetësimet e qindra të punësuarve e familjeve të tyre, që i ka kapluar paniku.

Kam ndarë, si shumë të tjerë, dhimbjen për qindra njerëzit e bllokuar nën rrënoja a të mbetur pa strehë, sikundër edhe krenarinë për solidaritetin e paparë ndërshqiptar. Momente që s’do t’i harrojmë për gjithë jetën e që na bëjnë të vlerësojmë rrugëtimin tonë në këtë jetë!

Jam prekur sinqerisht nga mesazhet dhe angazhimi i dhjetra qytetarëve të thjeshtë e sipërmarrësve, për t’ju gjendur vëllezërve e motrave në nevojë, e me zemër i bashkohem thirrjes për të kontribuar në këto ditë të vështira, sikundër përherë ka bërë shqiptari për shqiptarin.

Ky solidaritet është shumë i nevojshëm në këto momente dhe ne duam të ndihmojmë familjet e dëmtuara nga ky tërmet dhe ai i shtatorit duke dhuruar 1 milion USD në llogarinë e hapur nga Qeveria per tërmetet.

Shpresoj qe kto përpjekjet tona të përbashkëta t’i lehtësojnë sadopak vuajtjet e këtyre ditëve e të rikthejnë shpresën e besimin, që bashkë jemi më të fortë se çdo trill i natyrës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT