Pronari i kafiterisë “Forum Caffe” nga Mitrovica, i cili poashtu ka në pronësi edhe disa biznese tjera në Kosovë, z.Safet Cesko, përmes një postimi të publikuar në profilin e tij në facebook, ka shprehur zhgënjimin e tij të madh ndaj shtetit, shkruan portali Mitrovica SOT.
Sipas tij, shteti po u kërkon bizneseve të paguajnë të gjitha obligimet tatimore dhe kontributet e punëtorëve, ndërsa në anën tjetër, atyre po u pamundësohet zhvillimi i aktivitetit biznesor, si pasojë e masave antiCOVID.
Ai i ka përmendur shpenzimet dhe obligimet të cilat po e vështirësojnë mbijetesën e bizneseve, siç janë taksat, kontributet ndaj punëtorëve, energjia elektrike, ujin e mbeturinat, ndërsa nuk po marrin asnjë kompenzim nga shteti, ndonëse janë në pritje tash e sa muaj.
Ndryshe, si pasojë e pandemisë COVID-19, sektori i gastronomisë konsiderohet se është dëmtuar më shumti, ku janë humbur rreth 50 mijë vende pune dhe kanë falimentuar mijëra biznese./MitrovicaSOT
Me poshtë po ju sjellim postimin e plotë nga Safet Sajo Ceshko:
“Taksat lypin me i pagu!
Puntorve kontributet duhet me jav pagu!
Rrymen,Berllogun,ujin,pa qare me e pagu.
Qiren normal duhet me e pagu
E VJEN TA MBYLL LOKALIN,NUK TI JEP ATO SE TI PREMTON! PO PSE VISHA UNE NE KOSOVE ME INVESTU BREEE PO BESA EDHE ME JETU!”



