29.7 C
Mitrovice
E premte, 25 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Bizneset që s’lidhin kontrata do të mbesin pa rrymë, Bajrami i reagon ZRrE-së: Do t’i lenë mbi 100 mijë punëtorë në rrugë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas thirrjes që bëri pak më parë Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për bizneset që nga muaji tjetër të kontaktojnë një furnizues të licencuar dhe të nënshkruajnë marrëveshje komerciale për furnizim me energji elektrike.

Bajrami tha se kjo thirrje është skandaloze derisa KEK-u, si furnizues i mundësisë së fundit, ende nuk i ka faturuar bizneset për muajin qershor.

“Zyra e Rregullatorit për Energji, si një ndër akterët kryesorë që bart mbi supe përgjegjësinë për gjithçka që po ndodh në sektorin e energjisë në vend, sot paska dalë me një thirrje skandaloze. Si mund t’u bëni thirrje bizneseve të lidhin kontrata me operatorë privatë të furnizimit me energji, kur vetë KEK-u, si furnizues i mundësisë së fundit, ende nuk i ka faturuar bizneset për muajin qershor? A keni ju ndonjë përgjegjësi ju për këtë? Çfarë thotë udhëzuesi juaj për faturimin? E vetmja gjë që dihet është se prej 1 qershorit, kur bizneset kanë dalë në ”treg të lirë”, importi i energjisë elektrike është rritur TETË HERË”.

Bajrami thotë se këto biznese ende nuk e dinë sa do të jenë faturat e qershorit e të korrikut, ndërkohë ZRRE iu bën thirrje të lidhin kontrata me “operatorë privatë/tregtarë të energjisë”.

“Ju nuk po merreni me realitetin e këtyre bizneseve. Ju po e injoroni faktin se fatura e qershorit dhe ofertat nga operatorët privatë janë faktorët vendimtarë nëse këto biznese do të vazhdojnë operimin apo jo. Prandaj, pa asnjë fije përgjegjësie, bëni thirrje të tilla absurde.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT