0.8 C
Mitrovice
E premte, 10 Prill, 2026

Bizneset nën drithërima – pas tatimit në pronë, pritet edhe shtrenjtimi i qirasë e patundshmërive

Rritja e faturës së tatimit në pronë po vazhdon të jetë ndër temat kryesore dhe më shqetësuese për qytetarët dhe xhepin e tyre. Dyfshimi e trefishimi i këtyre faturave, ka mundësi të ndikojë edhe në rritje e qirave. Kështu të paktën paralajmërojnë ekspertët e patundshmërive.

Rivlerësimi i pronave nga Ministria e Financave ka rritur jashtëzakonisht shumë faturën e tatimit në pronë, në komunat e vendit.

Sipas Ligjit, vlerësimi i pronave bëhet çdo 3 deri në 5 vjet. Vlerësimi i fundit ishte bërë më vitin 2019 dhe tashmë i fundit në vitin 2022.

Megjithatë, rritja e tatimit në pronë mund të sjellë edhe rritje të çmimit të qirave dhe patundshmërive.


Milot Mehmeti nga kompania Pro Real Estate, për Nacionalen ka thënë se çmimi i qirave tashmë është në limitin e çmimeve kur merret parasysh të hyrat financiare të ekonomive familjare në Kosovë, duke nënkuptuar se nuk mund të ketë ndonjë rritje.

Sipas Mehmetit, më vështirë do të jetë për bizneset nëse rriten çmimet e qirave.

“Çmimi i qirave është në limit të asaj që mundet me u pagu nga klienti, duke i marrë parasysh të hyrat financiare. Për bizneset do të jetë shumë vështirë të paguajnë më shtrenjtë sepse Kosova është treg i vogël dhe do të jetë e pamundur të gjenerohen të hyra nëse qirate ngriten.” – ka thënë ai për Nacionalen.

“Shpresojmë që mos të ndodh sepse do të hyjmë në një recesion ku do të ketë shumë pak qiradhënie/qiramarrje.” – ka thënë ai ndër të tjera.

Më tej, ai theksoi se që nga viti 2020 çmimet e patundshmërive janë rritur për 22 për qind me një mesatare vjetore prej 7.4 për qind.

Gjithashtu për shkak të inflacioni çmimet e qirave janë rritur në 25 për qind më shumë se vitet e kaluara dhe mund të ketë përsëri rritje për shkak të rritjes së tatimit në pronë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT