16.4 C
Mitrovice
E premte, 20 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Bisnik Bislimi i reagon Lutfi Hazirit: Ç’ka flet ai nuk qon peshë në bisedimet me LDK-në

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi i është përgjigjur deklaratës së nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri, pasi ky i fundit dje tha që emri i Kryeministrit kalon pëmes zyreve të LDK-së.

Bislimi ka thënë se Lutfi Haziri nuk ka peshë në negociatat që këto dy parti janë duke i zhvilluar në kuadër të grupeve punuese.

“Ai mund të thotë çkado mirëpo nuk luan rol të rëndësishëm, nuk çon peshë në bisedimet tona që po i zhvillojmë me LDK-në’’, ka thënë Bislimi për Periskopin.

Dje Lutfi Haziri në një postim në Facebook kishte thënë se emri i kryeministrit të ri, gjithsesi se do të kalojë përmes zyrave të LDK-së.

“Tashmë dihet që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër. Por, ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK-së!’’, kishte shkruar Haziri.

E ndaj kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta të zyrtarëve të Vetëvendosjes.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT