25.8 C
Mitrovice
E shtunë, 14 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Bislimi merr guxim të tregojë se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën

Zv.kryeministri Besnik Bislimi tha se me 18 prill, fati i heqjes së vizave për vendin tonë, do të vendoset në Parlamentin Europian.

Ai përmendi se me të përfunduar edhe procedura e fundit, nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të jetësohet përfundimisht liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Postimi i plotë:

Edhe një votim i fundit ka mbetur, në përmbylljen e procedurave për liberalizimin e vizave.
Pas votimit të Këshillit të Ministrave të BE-së me 9 mars, Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) votoi ditën e sotme tekstin që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave, duke hapur kështu rrugën pёr votimin e fundit të mbetur nё seancën plenare tё Parlamentit Evropian.
Pas hapit të fundit në seancën e Parlamentit Evropian, i cili pritet të mbahet me 18 prill, do të mbetet vetëm nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së.
Në përfundim të këtyre procedurave të fundit, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza, jo më larg se 1 janari i vitit 2024, duke i dhënë kështu fund një pritjeje të gjatë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT