14.1 C
Mitrovice
E martë, 13 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Bilanci i Covid-19: 621 të vdekur dhe mbi 2 mijë raste aktive në Kosovë

Deri më sot në në Kosovë janë konfirmuar 621 viktima nga koronavirusi, ndërsa ka shkuar në 2 mijë numri i rasteve aktive në Kosovë.

Kështu, numri total i të infektuarve ka arritur në 17 mijë e 757 që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para, ndërsa janë testuar 86 mijë e 98 mostra.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje njoftoi për edhe 55 pacientë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 mijë e 34 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 62.

Dje në vendin tonë janë regjistruar edhe dy raste të vdekjes nga koronavirusi, duke e çuar kështu në 621 numrin e viktimave.

Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 5 mijë e 692 raste, 82 prej tyre kanë humbur betejën me koronavirusin.

“Numri total i rasteve pozitive është 17.757 raste nga 86.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 661 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.034 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.062.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e IKSHP’së. /metro

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT