Sot parashikohet të kemi depërtimin e frontit të ftohtë, me ç’rast moti do të karakterizohet kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me vetëtimë dhe bubullimë në zona të caktuara.
Në zonat malore pritet të ketë reshje bore. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes, sidomos nga mesnata dhe gjatë natës, reshjet e borës pritet të shtrihen edhe në zona të ulëta, ndonëse në sasi të pakta.
Era do të fryjë nga verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi nga 15 deri në 50 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 11°C.