8.1 C
Mitrovice
E martë, 11 Nëntor, 2025
spot_img

Bie punëtori nga kati i tretë, vdes në vend

Një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i tretë, teksa po punonte në një objekt në Grabanicë të Klinës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe ekipi i emergjencës, ku edhe është konstatuar vdekja e punëtorit.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:23.

Policia është duke e hetuar këtë rast.

TË FUNDIT

TË FUNDIT