17 C
Mitrovice
E hënë, 21 Prill, 2025
spot_imgspot_img

BIA serbe akuzon policët e Kosovës për shpërthimin në Ibër-Lepenc

Agjencia e Sigurisë së Serbisë (BIA) ka akuzuar zyrtarë të Policisë së Kosovë sot për organizimn e shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit, sulmi më i madh i natyrës së tillë në Republikën e Kosovës që ndodhi më 29 nëntor 2024.

Me angazhimin operativ në drejtim të hetimit të sabotimit në kanalin Ibër–Lepenc në veri të Kosovës dhe Metohisë, i cili është realizuar më 29 nëntor 2024, Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) ka ardhur në posedim të të dhënave që tregojnë se sabotimin e ka kryer një grup i organizuar kriminal, anëtarët e të cilit janë pjesëtarë të ashtuquajturës Polici e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e BIA-s.

BIA spekulon se operacioni është kryer me urdhër të pjesëtarit të ashtuquajturës Polici e Kosovës përgjegjës për rajonin e Mitrovicës, Mehmet Tërbunja, i njohur si “Meho”.

Siç pretendon në njoftimin plot gënjeshtër, BIA, Tërbunja në komunitetin lokal njihet si person që shpesh keqpërdor pozitën zyrtare. BIA nuk ndalet me kaq dhe gënjen se përmes shantazheve dhe presioneve, Tërbunja detyron popullatën lokale të kryejë veprime në terren që shpesh janë në kundërshtim me ligjin.

“Gjithashtu, disa informacione tregojnë se Terbunja është i përfshirë në tregtinë ilegale të narkotikëve, të cilën e zhvillon përmes kontakteve me grupe kriminale në Kosovë e Metohi.”, thuhet mes tjerash në njoftimin e agjencisë serbe të sigurisë.

BIA i quan zyrtarët policor si anëtarë të grupit kriminal që me urdhër të Terbunjës janë përfshirë në sabotimin e kanalit Ibër–Lepenc.

BIA identifikon me emra zyrtarët:

Ismajl Ujkani, polic,

Fehim Pantina, ish-shef i Njësisë Rajonale për rrethin e Mitrovicës, përgjegjës për mjetet shpërthyese,

Rafet Peci, polic,

Bujar Berisha, polic,

Idriz Idrizi, polic,

Rexhë Kastrati, polic

Ajet Latifi, polic,

Faton Rafuna, polic,

Hysni Shala, polic, si dhe një person të quajtur Enis Atifi.

Më 2 dhjetor 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditur se janë arrestuar edhe dy persona të tjerë si të dyshuar për rastin në fjalë, duke çuar në 10 numrin e të ndaluarve. Ata dyshoheshin për veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve Publike”, “Kryerja e veprës terroriste”, “Mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Një ditë pas sulmit, në pjesë të ndryshme të veriut u arrestuan tetë persona si të dyshuar për sulmin në fjalë.

Në një konferencë për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pati thënë se është konfiskuar edhe arsenal armësh, pas bastisjeve që janë bërë nga Policia e Kosovës në komunat veriore.

Po ashtu, ai tha se janë arrestuar dhe shoqëruar në stacione policore tetë persona.

Në të njëjtën konferencë për media, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se “për realizimin e këtij sulmi terrorist, konsiderohet se është përdorur një sasi prej 15-20 kg eksploziv, e cila ka qenë e vendosur në një çantë të zezë, e cila është aktivizuar me detonator mekanik përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme”.

Përfaqësuesit e shteteve aleate të Kosovës reaguan menjëherë pas sulmit, duke i dalë në mbrojtje Kosovës.

Prej të parëve ishte ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, i cili tha se vendi i tij e dënon fuqishëm shpërthimin që ndodhi në kanalin e ujit në Ibër Lepenc.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT