Pazaret mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për ndarjen e posteve dhe pozitës së Presidentit kanë bërë që koalicioni mes dy partive mos të arrihet dhe krijimi i qeverisë së re mos të ndodhë akoma ani pse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga zgjedhjet, shkruan Gazeta Metro.
Por, nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur edhe zyrtarisht se nëse posti i Presidentit nuk ju takon atyre ata do të shkojnë në opozitë.
Këtë e ka bërë të ditur ish-kandidati për kryeministër të Kosovës dhe tanimë deputeti i zgjedhur nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti.
Hoti ka thënë se nëse VV nuk ja lejon postin e presidentit atëherë nuk do të ketë marrëveshje për koalicion.
“Nëse nuk marrim postin e presidentit, shkojmë në opozitë”, ka thënë Hoti.
“Ne jemi partia më e vjetër në Kosovë dhe si të tillë kemi përvojë në ndërtimin e institucioneve. Po ashtu ne jemi parti shtetndërtuese dhe si e tillë kemi futur historikisht njerëzit më të mirë të mundshëm nëpër poste drejtuese”, tha Hoti për T7.
“Ky nuk është kushtëzim. Është një qasje ferr nga partia më e vjetër në Kosovë e cila po pranon që kryeministri të i takojë Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Hoti./gazetametro.net