-6.5 C
Mitrovice
E martë, 20 Janar, 2026
spot_img

Besnik Tahiri emërohet ministër i MPJD-së, pas dorëheqjes së Meliza Haradinaj-Stublla

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zëvendës kryeministrin e parë, Besnik Tahiri.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit. Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.



Haradinaj-Stublla përmes një letre i ka ofruar kryeministrit Hoti, dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e ministres për Punë të Jashtme dhe Diasporës.

Meliza Haradinaj – Stublla jep dorëheqje nga posti i ministres dhe nga të gjitha funksionet në AAK
Ndryshe, sot në orët e paradites, Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres si dhe nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia.



Ajo ka thënë se e ndjen obligim moral të jep dorëheqje pas audio-incizimeve ku pretendohet se se janë bërë manipulime me vota. /Telegrafi

TË FUNDIT

TË FUNDIT