26.1 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Besnik Bislimi deklarohet nga Brukseli, mohon të ketë refuzuar takimin me Petar Petkoviq

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi ka mohuar pretendimet e bashkëbiseduesit të tij nga radhët e Serbisë, Petar Petkovic, se pala kosovare ka refuzuar një takim trepalësh në kuadër të dialogut.

Para gazetarëve në Bruksel, Bislimi ka deklaruar se ai ka insistuar që të takohet me Petkovicin.

“Kam insistuar që të takohem me Petkoviqin. Mirëpo, duket se për këtë nuk ka qenë e interesuar pala serbe, e cila më pas ka dalë para mediave, duke theksuar se Bislimi ka refuzuar. Kjo do të konfirmohet nga vetë kabineti i Lajçakut”, u tha Bislimi gazetarëve në Bruksel.


Ndryshe negociatorët kryesorë të Kosovës dhe Serbisë nuk janë takuar gjatë të martesë, me gjithë përpjekjet e Bashkimit Evropian vazhdojnë për ta organizuar një takim të përbashkët.

Më shumë se dhjetë orë kanë zgjatur bisedimet në mes përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak dhe përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës.

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkovic, tha se takimi i përbashkët nuk u zhvillua për shkak se Bislimi kishte refuzuar.

Ndryshe ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka thënë se janë gati të arrijnë marëveshje në, siç e quan ai, “disa dokumente” pas takimit 11-orësh me palën kosovare dhe asaj serbe.

Ai këto deklarime i ka bërë nëpërmjet llogarisë zyrtare të tij në ‘Twitter’, duke thënë se “hapi i fundit është më i vështiri”.

“Pas 11 orësh negociata intensifikuese dje, ne jemi afër arritjes së një marrëveshjeje në disa dokumente. Por, si çdoherë, hapi i fundit është më i vështiri. Puna vazhdon”, ka shkruar Lajcak. /gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT