9.7 C
Mitrovice
E enjte, 30 Janar, 2025
spot_imgspot_img

“Berliner Zeitung”: Kosova vend me probleme të vazhdueshme, papunësi të madhe dhe institucione të dobëta

Gazeta gjermane ‘Berliner Zeitung’ i ka kushtuar një shkrim zgjedhjeve paralamentare që do të mbahen me 9 shkurt në Kosovë.

Aty, Kosova përmendet si vend me probleme të vazhdueshme, papunësi të madhe dhe institucione të dobëta.

Tutje, theksohet se Kosova është një vend që kërkon stabilitet.

“Më 9 shkurt, shteti më i ri në kontinentin evropian do të zgjedhë një kryeministër të ri. Këto zgjedhje, në një vend që ende nuk njihet nga Serbia, konsiderohen vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Shteti, i cili shpalli pavarësinë në vitin 2008, po përballet me probleme të vazhdueshme si papunësia jashtëzakonisht e lartë, institucionet e dobëta dhe emigrimin e të rinjve të talentuar. Një vend që kërkon stabilitet”, thuhet në artikullin e tyre.

LINKU: https://www.berliner-zeitung.de/politik-gesellschaft/geopolitik/wahlen-im-kosovo-ein-junges-europaeisches-land-auf-der-suche-nach-stabilitaet-li.2292139

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT