3.8 C
Mitrovice
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Berisha s’kursehet ndaj Kurtit: Është çmendur, e ka ndarë e izoluar Kosovën

Opinionistja politike, Kimete Berisha, ka sulmuar ashpër kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.

Madje, ajo nuk ka kursyer aspak të parin e Qeverisë, të cilin e ka quajtur “të çmendur”.


E sipas Berishës, presidentja Osmani është dashur të jap dorëheqje pas skandalit të publikuar në media ku FSK nderonte ushtarët serbë.

“Është çmendur. Gënjen. Thotë se shqiptarët shpenzojnë pare sepse kanë shumë pare. E ka ndarë vendin. E ka ndarë shoqërinë. E ka izoluar Kosovën. Po e çon Kosovën në luftë, për çlirimin e targave. Presidentja, ende pa i gjetur ‘serbët e ndershëm’, i shpalli zgjedhjet në Veri, për të mos e vonuar luftën. Nuk kemi kohë për të humbur. Komandantja supreme është dashur të jap dorëheqje dje, pasi që Ushtria e saj i nderoi ushtarët serbë që kanë vrarë shqiptarë”, ka shkruar Berisha. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT