4 C
Mitrovice
E enjte, 19 Mars, 2026

Berisha-Kurtit: ‘Albin Burdushi’ duke tentuar ta arsyetojë mosdijën, ai po i akuzon qeveritë e kaluara për rritje të çmimit të energjisë

Ish-deputeti i Kuvendit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, i ka reaguar ashpër kryeministrit Kurti, pas konferencës së sotme për media, rreth krizës së energjisë.

Berisha në një postim në Faceook, e ka quajtur kryeministrin Kurti, si ‘Albin Burdushi’, teksa thotë se duke tentuar ta arsyetojë mosdijën, ai po i akuzon qeveritë e kaluara për rritje të çmimit të energjisë.

“Duke tentuar për ta arsyetuar mosdijen për tē menagjuar me krizën energjentike, Albin Burdushi, për rritjen e çmimit të energjis elektrike, akuzon qeverit e kalume, mbi doktrinën mashtruese me të cilën manipuloj trushpërlarët e tij, se Kosova ēshtë shkatrruar që nga paslufta, që i bije se Kosova ka qenë OK kur ka qenë e pushtuar nga Serbia dhe historia e këtij vendi fillon me të”, ka shkruar Berisha.

Më poshtë reagimi i tij i plotë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT