4.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Berisha i reagon Kurtit: Partitë opozitare nuk reformohen asnjëherë për t’u dukur si ti dhe LVV-ja

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se partitë opozitare nuk janë reformuar dhe sipas tij nuk shohin mundësi të një koalicioni paszgjedhor.

Për këtë deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se kjo është dhimbja e Kurtit, pasi asnjë parti nuk janë si ta.

Ai tha se partitë nuk reformohen asnjëherë për tu dukur si Kurti dhe LVV-ja.

“Nuk janë reformuar partitë opozitare sepse nuk i ngjajnë Kurtit në asgjë, as në formën e të bërit opozitë duke kallë e shkatërruar institucione me akte terroriste… nuk i ngjajnë Kurtit me vjedhje në rezervat e shtetit, tregti në energji dhe transaksione milionash etj. Partitë opozitare nuk reformohen kurrë më u dukur si Kurti dhe LVV. Këtu e ka dhimbjen Kurti …“, ka thënë ai në emisionin „Ditari“ në Tëvë1.

Tutje, ai tha se pretendimet e tyre për 500 mijë vota janë thjesht propagandë dhe sipas tij LVV nuk kanë me çfarë t‘i dalin përpara qytetarëve.

“Ky njëri nuk ka kurrfarë respekti për asnjë vlerë të këtij vendi. Vitin e Ri e ka festuar në Norvegji… 500 mijë vota , ky është mjetë i propagandës. Është skenar për ta mbuluar dështimin, sic janë skenar edhe Banjska edhe sulmi në Ibër-Lepencë dhe largimi i Listës Serbe në Kuvend dhe nga KQZ-ja. Janë thjesht populizëm sepse nuk ka, me çfarë t’i dal qytetarit përpara”, ka deklaruar Berisha.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT