5.5 C
Mitrovice
E premte, 26 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Berat Buzhala tregon për kohën kur ka punuar kuzhinier në kampin italian të KFOR-it

Gazetari Berat Buzhala ka rrëfyer storje nga jeta e tij dhe rrugëtimi i tij ndër vite si një gazetar dhe pronar mediash.

Ai në një intervistë për “Rubikonin” ka thënë ka thënë se kur ka qenë i ri ka punuar në kuzhinë të KFOR-it

“Pasluftës askush s’ka punu në familje, kam punu në kuzhinë të KFOR-it gjatë vitit 99-të”, tha Buzhala.

Buzhala ka folur edhe për pjesën e largimit nga televizoni T7 dhe Gazeta Express. Ai thotë se askush nuk e ka larguar nga mediat, të cilat i drejtonte.

Ai ka theksuar se ishte moment satirik, pasi në ditën kur ai e bëri të ditur dorëheqjen e tij, Lëvizja Vetëvendosje fitoi një numër të vogël të komunave nga zgjedhjet lokale të këtij viti.


“Rivaliteti im me LVV-në nuk është sekret, jo vetëm me LVV-në, por mobilizimi i tyre është aq i madh, pastaj ajo nxit edhe kundërreagim. Unë nuk u kam përtuar këtyre gjërave, unë polemika kam pasur edhe me Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe të tjerë. Por, nuk kishte kaluar në këtë nivel, kur edhe baza të sulmon. Me politikanët e tjerë ka qenë më ndryshe”.

“Me Thaçin dhe të tjerë ke polemizuar personalisht, por nuk më ka ndodhur në rrugë që njerëzit e PDK-së të më thonë se pse po e sulmon Thaçin. Me LVV-në është një dinamikë e re dhe e pazakonshme për ne. Në të kaluarën, jo vetëm militanët e LVV-së, por edhe zyrtarë më të lartë të këtij subjekti, të cilët në momentin që dikush është larguar nga ndonjë vend, e patën krijuar një shprehje se e hoqi Albini atë person nga puna”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT