7 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Berat Buzhala e ‘këshillon’ Vjosa Osmanin: Edukoje Prindonin, atë fëmijaq

Gazetari Berat Buzhala, ka folur presidenten Vjosa Osmani, ku ka thënë se problemi i vetëm i saj është bashkëshorti i saj Prindon Sadriu.

Në Klan Kosova, Berat Buzhala ka komentuar presidentet Osmani, për të cilën ka thënë se nuk është e korruptuar.

“Intelektualisht është inferiore ndaj Kurtit. Problemi i saj më i madh inferioriteti ndaj Kurtit dhe kjo kohë pas kohe po ka një dëshirë që me bind Kurtin se është më radikal se ai”, ka thënë Buzhala.


Tutje ai ka thënë se problemi i saj i vetëm është bashkëshorti Prindoni.

“Bashkëshorti i saj po intereferon, po interferon në Ministri të Jashtme, në ambasada. Ai shkruan publikisht, për mediat e vendit dhe i linçon. Çka fol ti (Prindoni), i veshet Vjosa Osmanit. Kjo (Vjosa Osmani) do të duhej ta edukonte atë fëmijaq”, ka thënë Buzhala.

Bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindoni disa herë ka linçuar mediat për raportime që atij nuk i kanë pëlqyer. /gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT