Vetura “Bentley” në vlerë prej 250 mijë eurosh, të cilën këngëtarja Morena Taraku tentoi ta fuste në Kosovë si të re duke i ikur pagesës së doganës, është raportuar si e vjedhur në Gjermani.
Gazeta Sinjali merr vesh nga burime të sigurta se në Policinë gjermane por edhe në INTERPOL, kjo veturë është raportuar si e vjedhur.
Policia e Kosovës e ka marrë këtë informacion dhe siç merr vesh Gazeta Sinjali, ata e kanë lokalizuar veturën dhe tanimë është duke ndodhur sekuestrimi i saj.
Vetura luksoze të cilën këngëtarja e ka deklaruar si të re, kishte 2,194 kilometra të kaluara dhe kishte regjistrim të rregullt në Gjermani të bërë më datë 22.07.2019.