2.3 C
Mitrovice
E enjte, 9 Prill, 2026

Bekim Haxhiu ia tregon nga shtëpia diplomat Haki Abazit: Tregomë cila është nga Pakistani, kërko falje ose të padisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Bekim Haxhiu, në një lidhje direkte në RTV Dukagjini, i ka reaguar zëvendës kryeministrit, Haki Abazit, pasi ky tha që Haxhiu ka diplomë nga Pakistani, shkruan Gazeta Metro.

Bekim Haxhiu në lidhje direkte i ka treguar diplomat e tij, Abazit, derisa tha se do ta padisë për shpifje nëse ai nuk kërkon falje publike.

”VV vazhdmisht e ka përdor foltoren e parlamentit për të shpifë. Kjo është shpifja e dytë që bën ndaj meje. Unë Abazit dhe të gjithëve ju tregoj se jam në shtëpi. Unë tregoj diplomat e mia deri tani në Bachelor dhe të Masterit dhe kjo me emblemë të Shqipërisë. Abazi le të më tregon se cila është Pakistan këtu.

Nëse nuk kërkon falje këtu, unë do ta padisë në gjykatë. Abazi nëse nuk kërkoni falje publike, ju padis.  Cili është gabimi im.  E njoh mirë Albin Kurtin se çfarë mashtruesi është”, ka thënë Haxhiu.

Pas kësaj Abazi nuk është bindur dhe nuk ka kërkuar falje për deklarimet e bëra. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT