15.9 C
Mitrovice
E enjte, 19 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Bekë Berisha pasi u aksidentua: Vetëdijen ma ktheu ‘engjëlli im mbrojtës’, një police nga Gjilani

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka njoftuar se ka pësuar një aksident trafiku në vendin e njohur si “Kroni i Mbretit”.

Berisha ka bërë me dije që është ndihmuar nga një police nga Gjilani.

“Fatkeqësisht të Henën, u përfshimë në një aksident jo të lehtë në e vendin e njohur i “Kroni i Mbretit.” Në përpjekje për të qetësuar shqetësimet e shumta që keni shprehur, po ndaj këtë përvojë me ju. Per ata qe e kane perjetuar kur peson aksident, jane ato momentet kur te shfaqen fytyrat e femijeve dhe njerezve te dashur. Vetedijen ma ktheu “engjëlli im mbrojtës” qe erdhi në formën e një policeje nga Gjilani.” – ka thënë ai.

Ai ka falenderuar edhe kolegen Time Kadrijaj, e cila e ka transportuar për në QKUK.

“Pas kësaj, pata fatin që të transportohesha në mënyrë të sigurt në QKUK nga bashkëluftëtarja dhe kolegia ime e nderuar, mjekja jonë, Time Kadrijaj. Mirenjohes pa fund!

Më pas, bashke me Pellazgun morem ndihmën e nevojshme në emergjencën e QKUK-së nga ekipi i jashtëzakonshëm i front-liners, të cilëve u jemi pafundësisht mirënjohës.

Djemtë dhe vajzat e Policisë së Kosovës dhe personeli ynë mjekësor janë heronjtë tanë të përditshëm, duke punuar pa ndalesë, 24/7. Jemi me të vërtetë krenarë për ta.” – u shpreh deputeti.

Ai po ashtu ka falenderuar mjekun Arber Tolaj në Klinikën Ortopedike dhe Traumologjike.

Postimi i plotë:

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT