11 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Bekë Berisha me kritika të ashpra ndaj Kurtit: “I thonë Albin Baba, s’më pëlqejnë këto sjellje”

Deputeti Bekë Berisha ka shfaqur qëndrime të forta kundër kryeministrit Albin Kurti gjatë një interviste për emisionin “Canapé”, realizuar nga gazetarja Shaha Thaçi.

Në komentet e tij, Berisha shprehu pakënaqësinë për mënyrën se si disa individë i drejtohen Kurtit me epitetin “Baba”.

“Jam tu munu me kuptu këtë lloj mentaliteti, që i thonë Albin Baba, burri i martum i thotë “Baba. Nuk më pëlqejnë këto sene,” deklaroi Berisha .

Berisha gjithashtu kritikoi ashpër qeverisjen e Kurtit. Ai theksoi se qeveria ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve të saj: “Kanë shpërthy me skandale, me hajni,” tha ai, duke nënvizuar pakënaqësinë e tij ndaj menaxhimit të qeverisë.

Për të mësuar më shumë rreth asaj që tha deputeti Bekë Berisha, klikoni në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.

TË FUNDIT

TË FUNDIT